Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar deklaratat e socialistes, Blerina Gjylameti, e cila në një emision televiziv gjatë kësaj të shtune ka folur rreth reformës zgjedhore dhe votës së emigrantëve. Zhupa thotë se e njëjta Gjylameti që propozoi rregulloren e përjashtimit të deputetëve nga Parlamenti me dy muaj, vijon me propozime anti demokratike edhe për reformën zgjedhore, ku mazhoranca cakton edhe palën tjetër nga opozita se kush duhet të jetë në komision e kush jo.
Postimi i Ina Zhupës:
Fallsiteti në thirrje nga ata që vetëm shkelin Kushtetutën dhe përjashtojnë deputetët si një rekord i zi parlamentar.E njëjta Gjylameti që na bën thirrje, bashkë me Toni Gogun janë dy propozuesit të rregullores së re antikushtetuese për përjashtimin nga funksioni i deputetit me dy muaj të kolegëve që prishin qetësinë e hajdutëve dhe kërkojnë zbatimin e kushtetutës.
Nuk u mjaftuan, që në harkun e tre muajve socialistët morën 64 vendime në 10 mbledhje të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin e 29 deputetëve meqë nuk pranojmë të jemi fasadë e seancave ku shkelet kushtetuta dhe nuk respektohen të drejtat kushtetuese. Por vazhduan me propozime antidemokratike dhe antikushtetuese.
Dhe mbasi bën këtë, na paska bërë thirrje për reformën zgjedhore. Është shumë e thjesht reforma, mjafton të zbatoni rregulloren, mos mbani peng komisionin, të votoni përfaqësuesit që kërkon opozita dhe të vazhdoj punën komisioni i reformës zgjedhore.
Por ju doni të caktoni ju përfaqësuesit tanë në komision dhe ne të rrimë mos ju prishim qetësinë e seancave antikushtetuese.
I keni bërë llogaritë gabim!
Thirrjen bëja vetes dhe kolegëve socialist që t’i ktheheni Kushtetutës dhe jo të ndryshoni rregulloren sa herë e shkelni atë, si në rastin e komisioneve online.