Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, zbardhet dëshmia e djalit: Babai e dhunonte dhe ofendonte

Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që kreu vetëvrasje pak ditë më parë Durrës.

Ndryshe nga babai i tij djali ka thënë se ky i fundit e dhunonte nënën e fëmijëve psikologjikisht dhe fizikisht. Ai tha gjithashtu se e ofendonte me fjalë të rënda herë pas here.

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore, sipas News24.

Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhelal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *