Gëzim Sinomati është 23-vjeçari i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Sinomati u qëllua me një plumb në kokë me sniper, teksa ndodhej në ballkonin e apartamentit të tij në zonën e “5 Majit” pranë Poliklinikës.
Sinomati ishte kthyer nga Blegjika për të festuar Vitin e Ri me familjen në Vlorë.
23-vjeçari është djali i Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “buzëderri”. Sokol Sinomati ishte ushtar i bandës së Gaxhait. Bashkë me Armando Sulejmanin (Cipuri) u gjetën fajtorë për pjesëmarrje në bandën famëkeqe të Gazmir Brakës (Gaxhai), por megjithatë gjykata i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.
Në vitin 2017, Sokol Sinomati u arratis nga burgu i Peqinit, pasi mori leje dhe nuk u kthye më.
Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent asokohe, Gëzimin, dhe u largua nga Shqipëria dhe dyshohet se u vendosën në Belgjikë.
Dy vite më parë, Bernard Sinomatit, xhaxhait të 23-vjeçarit të ndjerë, i vendosën tritol në po të njëjtën zonë ku mbrëmë u ekzekutua Gëzimi.