Berisha: Skapistët mbyllën dosjet e mëdha të krimit, dosjet e vjedhjes së votave 184, 139

Duke ju dretjuar protestuesve nga dritarja e shtëpisë, Sali Berisha tha SPAK ka thirrur keto dite, shoferin e kryetarit të një dege të PD-së.

‘E kanë thirrur sepse ditën e votimit i kanë gjetur në makinë, gjënë më normale, listat e votimit të qendrës së tij të votimit, të cilat janë publike nuk kanë asnjë sekret.
I kanë gjetur rrogën e të shoqes që e kishte marrë atë ditë dhe po e çonte në shtëpi.
Këto ditë thërrasin kryetarin e partisë dhe ky u thotë, pse më thërrisni, pse jam thirrur këtu. Ai e shikon me kërcënim.
Ky kryetari ynë, i thotë; mos duhet të jap dorëheqjen dhe ai i thotë që duhej ta kishe dhënë me kohë dorëheqjen nga partia jote.
Pra këta kriminelë, ky grup i strukturuar kriminal në një institucion të diktaturës, mbyll dosjet e mëdha të krimit, 184, 139. Vangjush Dakon nuk e bënë përgjegjës për dosjen elektorale, por për të çarat e një pallati.
Kurse për vjedhjet, Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën, Pjerin Ndreu e shumë të tjerë, as nuk janë thirrur dhe nuk thirren fare.
Çfarë do të thotë kjo miqtë e miq për demokracinë dhe PD-në. Kjo do të thotë, ministra, Edi Rama, vidhni sa të mundni zgjedhjet se ne u mbyllim dosjet.
Në këtë mënyrë këta kriminelë që nuk kanë as moral as nder, shndërrohen në kriminelë elektoralë, aq sa Edi Rama, Damian Gjiknuri, sa Ulsi Manja, sa Pjerin Ndreu, Vangjush Dako dhe gjithë të tjerët.
Ftoj shqiptarët të pyesin sot dhe veten, cila është alternativa jonë, a kemi ne të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë.
Pse gjer në vitin 2013, shqiptarët lëviznin të lirë, por popullata rritje nga viti në vit.
Kurse sot, ky vit do të hyjë në histori si viti në të cilin numri i shqiptarëve u pakësua në mënyrë dramatike.
Shqiptarët faktikisht u përgjysmuan.
Ky vit do të hyjë në histori si viti në të cilin, vdekjet dominuan mbi lindjet në këtë vend, ndofta hera e parë në të gjitha kohërat.
Nëse shtrojmë këto pyetje ne kemi vetëm një përgjigje; ose të largohemi të gjithë nga ky vend. Një liri të vetme që Rama respekton.
Ose të ngrihemi fuqishëm të pamposhtur, besimplotë dhe të përmbysim regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së Shqipërisë.
Qytetarë dhe qytetare!
Askush mos mendojë se Rama është shumicë, por do të them ju këtu, se një pakicë idealiste është dhjetë herë më e fuqishme se një shumicë amorfe, se një shumicë e trembur, se një shumicë e frikësuar.
Ndaj dhe ne jemi të betuar, të vendosur që këtë betejë pa kthim ta vazhdojmë gjer në përmbysjen e regjimit antishqiptar, diktatorial, hajdut, trafikantë, narkomanë të Edi Ramës.
Miqtë e mi!
Përshëndetjet më të përzemërta demokratëve në mbarë Shqipërinë dhe i bëj thirrje, le të shndërrojmë ne këtë dimër në pranverën e vërtetë të demokracisë, triumfit të idealeve tona.
Rikthimit të shpresës tek shqiptarët dhe përmbysje së regjimit të kalbur të Edi Ramës, regjimit antishqiptar të Edi Ramës.
Së fundmi, në rrugën e Shpresës vërshon drita, në Surrel thellohet terri, errësira.
Edi Rama nuk ke të ardhme.
Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.
Zoti ju bekoftë.’

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *