Procedohet shoferi i ambulancës, humbi kontrollin dhe doli nga rruga

Një shoferi ambulance në qytetin e Fierit i është hapur një procedim në gjendje të lirë nga policia.

E.T. 34 vjeç, banues në Fier, ditën e djeshme teksa po drejtonte ambulancën në aksin “Lushnje-Fier”, humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga.

Si pasojë, mbeti e lënduar infermjerja A.Ç., 33 vjeçe, e cila u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *