Rama “ngujohet” me qeverinë në resortin luksoz të Shëngjinit

Edi Rama zhvendos për dy ditë në Lezhë qeverinë e tij, drejtues të institucioneve kryesore dhe të mazhorancës parlamentare.

Retrea-ti i radhës do të zhvillohet një resort luksoz në Shëngjin, pranë zonës ku Rama e Meloni do të ngrenë kampet për pritjen e refugjatëve nga Afrika.

Axhenda zyrtare do të nisë të martën në orën 10:00 për të vazhduar deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

Edhe gjatë ditës së dytë do të ketë raportim nga ministrat sipas fushave të tyre të përgjegjësisë, si dhe diskutime për administratën publike e disa reforma kryesore që Rama kërkon të bëjë në sektorin e shërbimeve e prokurimeve duke përdorur inteligjencën artificiale.

Sot Rama njoftoi krijimin e një ministrie të re, e cila do të drejtohet nga Blendi Gonxhe, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *