Duke ju folur qytetarëve protestues poshtë shtëpisë së tij, Sali Berisha tha se Edi Rama mblodhi të fundit hajdut që kishte dhe e solli në qeveri.
‘Sot në kabinetin e tij kemi Belindën, zotin Biftek, keni Gonxhen.
Ju garantoj se pas 6 muajsh do të keni Olsin, Lindën, baxhanakun dhe gjithçka merr fund.
Ndaj të ngrihemi qytetarë, në lartësinë e idealeve tona.
Të ngrihemi në lartësinë e të vërtetave që njohim.
Të ngrihemi në mbrojtje të vërtetave, se nënshtrimi nuk është vetëm poshtërim, por është shkatërrim çdo ditë e më shumë.
Demokrate e demokratë.
Kjo është gjendja dhe të gjithë presin nga ju, presin nga ne ti prijmë betejës pa kthim. Të gjithë presin me të drejtë të ngrihemi në mosbindje civile. Asnjëri nga ne nuk ka të drejtë të qortojë tjetrin se nuk po lëviz.
Secili nga ne duhet të shtrojë pyetjen se çfarë po bëjmë ne, për të bindur fqinjin, mikun, shoqen, shokun, fëmijët tanë për tu angazhuar në këtë betejë epike, në këtë mision historik, për tu angazhuar në këtë kthesë të madhe në të cilën ne se bashku do të shpëtojmë Shqipërinë nga diktatura e re e aleancës së pushtetit me krimin.
Duke ju falënderuar me mirënjohen më të thellë, duke shprehur besimin e madh se të vërtetat që mbrojmë ne nuk ka forcë në botë që ti pengojë pa triumfuar.
Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë.’