Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje nga rasti i Bedrie Lokës, 41-vjeçares e cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pas bullizmit ndaj saj në rrjetet sociale dhe dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.
E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ajo tha se policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i arrestuar i gruas, ai i cili ka hapur faqen false në TikTok ku bullizohej e ndjera.
Klodiana Lala: Ajo që ka lënë dyshimet e para nga policia, kanë qenë 2 momente, së pari, bashkëshorti kishte fshehur telefonin e tij dhe nuk e dorëzonte në polici, e ka përdorur dhe djali i mitur. Me atë telefon, djali e thotë se herë pas here, i bënte video mamit dhe babit dhe ja dërgonte motrës dhe i thoshte se si mund të zgjidhej.
Momenti i dytë, ai ka pasur një alibi të gatshme, çka do të thotë se vetë policia tashmë dyshon se është bashkëshorti i arrestuar që e ka hapur këtë faqe në TikTok sepse e ka pasur alibi. Akoma nuk është e provuar. Denoncimi i Bedrie Lokes është pa autor. Bashkëshorti thotë mes të tjerash në referimin e parë në polici “ka pasur anth dhe stres për shkak të TikTokut, unë ja kam falur këtë gjë”. Nuk është vetëm kjo video, por janë dhjetëra video të tjera ku dëshmohet dhuna sistematike.