Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se kryeministri Rama gjeti një ‘Hamza’ te PD-ja dhe e përdori kundër opozitës.
Noka në Ora News: Janë skena të trishta. Unë kur i shoh bëj analizën. Në këtë vend për fat të keq figura që janë shitur dhe janë blerë ka prodhuar shumë ky vend. Ajo që është më e rëndësishme është se populli ka korrigjuar gabimet e veta dhe demokratët u ngritën për të korrigjuar atë gabim.
Nëse nuk do të kishte një Hamza të dytë në radhët tona ajo situatë do të ishte shmangur. Rama e ka aspektin e blerjes për të përçarë opozitën. Rama gjeti një Hamza te ne e bleu dhe e përdori dhe ja ku shkoi kjo çështje.