Qëlloi me thikë të ish-të dashurin në Tiranë, arrestohet 18-vjeçarja

18-vjeçarja Isela Duda është arrestuar në Tiranë pasi ka goditur me thikë të ish-dashurin e saj.

Sipas policisë, e reja e ka ndëremarrë këtë akt pas një konflikti për motive të dobëta. Po ashtu mësohet se ish-i dashuri i saj, i plagosur në këtë rast, ndodhet jashtë rrezikur për jetën.

Njoftimi i policisë:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policis Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.’

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *