Policia e Shtetit në një operacion të përbashkët me Policinë Federale Kriminale të Belgjikës kanë goditur një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë.
Autoritetet shqiptare raportojnë se në pranga janë vënë 18 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale, ku 12 prej tyre janë shtetas shqiptarë.
Më konkretisht janë arrestuarit shtetasit: V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç. Gjashtë të arrestuarit e tjerë janë nga vendet e tjera.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe hetimeve të përbashkëta mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve në shtetin e Belgjikës, për një organizatë kriminale që vepronte në Belgjikë dhe drejtohej nga shtetas shqiptarë, është finalizuiar operacioni policor i koduar “Antwerp”.
Gjatë këtij operacioni, Policia belge ka kontrolluar 19 banesa dhe ambiente të tjera në qytetit e Antwerpit. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta me Policinë shqiptare, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, Policia Federale Kriminale e Belgjikës ka arrestuar 18 shtetas (12 prej tyre shqiptarë dhe 6 shtetas nga vende të tjera), pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit.