Vitin e shkuar, çmimet u shtrenjtuan mesatarisht me 4.8 për qind në raport me 2022-shin.
Rritja rezulton të ketë ardhur kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe pijeve, ndjekur nga qiratë, mobiliet, lëndët djegëse dhe restorantet.
Në raport me 2022-shin, çmimet e ushqimeve dhe pijeve u shtrenjtuan me 9.4 për qind. Ndërkohë, ashtu siç pritej, në dhjetor treguesi i ndryshimit të çmimeve, pra inflacioni u rrit në 4 për qind nga 3.9 për qind që ishte në nëntor.