Personat që shihni në foton e mësipërme janë kunetërit shqiptarë; 50-vjeçari Fatmir Talellari dhe 33-vjeçari Erjon Pelivani, protagonistë të krimit të rëndë të regjistruar në Volos të Greqisë.
Fatmir Talellari vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi dyshohet se i përdhunonte të bijënë në moshën 9-vjeçare, pra vajzën nga martesa e parë, e bashkëshortit të motrës së tij.
E abuzuar, tashmë është 18-vjeçe, vendosi t’i tregonte të atit, pasi ndodhej nën presion psikologjik, pasi sipas rrëfimit të saj, 3-vjeçari kishte filmuar momentet e abuzimit dhe kërcënonte se do t’i bënte publike.
Fatmir Talellari, i tronditur nga deklaratat e vajzës, organizoi planin për vrasjen e Pelivanit. Pasi bleu armën, 50-vjeçari i kërkoi bashkëshortes së tij t’i kërkonte të vëllait të vinte ta ndihmonte për një punë.
Pasi të dy kunetërit dolën në aksin që lidh Volosin me fabrikën e çimentos, në një shesh të izoluar autori fiku makinën dhe pasi nxorri armën e qëlloi viktimën në fytyrë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas krimit, Fatmir Talellari u vetëdorëzua dhe rrëfeu gjithçka në polici. Mbas rrëfimit të autorit forcat e policisë shkuan në vendin që ai iu tregoi dhe gjetën trupin e viktimës.
Autori do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie ndërse gjatë orëve në vazhdim pritet të merret në pyetje edhe viktima tjetër e kësaj tragjedie, vajza 18-vjeçare e autorit e cila pritet të tregojë detaje rrëqethëse të vuajtjeve të saj nga kunati i 50 vjeçarit.
Erjon Pelivani dhe Fatmir Talellari janë nga Poliçani dhe prej vitesh jetonin në shtetin fqinj.