Çfarë vjedhje, investitorët strategjikë 6% tatim, ndërsa ushqimet bazë TVSH 20% !

Nga Petrit Vasili:

Rama dhe qeveria bëjnë 24 orë në ditë propagandë së bashku me analistë e gazetarë patronazhistë mediatike për sukseset e qeverisë.

Por faktet janë fakte dhe kush vazhdon mbron këtë vjedhje flagrante që ju bëhet qindra mijra shqiptarëve të thjeshtë, veçse bëhet i neveritshëm

Investitorët strategjikë apo kanakarët e Ramës paguajnë vetëm tatim 6%.

Ndërsa TVSH e ushqimeve është 20% dhe bëhet fjalë për ushqimet e mbijetesës të shqiptarëve, pra ushqimeve të shportës si vaj, sheqer, oriz fasule, miell etj.

Dihet që mesatarisht gjysma e pagës së shqiptarëve pra rreth 50% por edhe më shumë ju shkon atyre për ushqimin.

Pra qindra e qindra mijra shqiptarë paguajnë 20% TVSH për ushqimet me të cilat mbijetojnë dhe mbajnë shpirtin gjallë.

Propozimet e vazhdueshme të Partisë së Lirisë në Parlament te Amendamenteve për bërjen e TVSH për ushqimet e shportës vetëm 5%, janë rrezuar egersisht nga Rama dhe rilindja, për disa vite me radhë.

Pra investoret miliarderë, që ndërtojnë pallate, apartamente e risorte, ju falet edhe toka me 1 euro edhe tatimi ju bëhet vetëm 6%.

Bile Qeveria e hajdutëve planifikon ta shtyje për herë të tretë Ligjin për Investimet Strategjike që e kishte afatin e perfundimit deri në vitin 2018.

Kjo bëhet në mënyrë që qeveria të grabisë çdo metër katror të mbetur të Shqipërisë dhe ta ndajë atë me bashkëhajdutët e saj mender gjoja Investitorë Strategjike, qe fillojnë nga kriminelë, ministra dhe më në fund edhe karagjozë.

Kjo është fytyra e kësaj Qeverie që plaçkit shqiptarët, që luftojnë për bukën e gojës dhe ju bën njëqind favore milionerëve.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *