Pentagoni konfirmoi një shitje të mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Njoftimi i Pentagonit erdhi pasi Departamenti i Shtetit dhe miratimin për shitjen e tyre. Në njoftimin e Pentagonit thuhet se Kosova ka kërkuar të blejë 246 raketa Javelin FGM-148F dhe 24 sisteme lëshimi raketash Javelin. Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, – thuhet në njoftimin e Pentagonit.
Tani kërkesa e Kosovës i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja. Departamenti i Shtetit ka marrë një vendim për miratimin e një shitje të mundshme ushtarake të huaj në Republikën e Kosovës të raketave Javelin dhe pajisjeve përkatëse për një kosto të vlerësuar prej 75 milionë dollarë. Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes dorëzoi sot certifikimin e kërkuar duke njoftuar Kongresin për këtë shitje të mundshme.