Hartimi i një pakete serioze financiare mbështetëse duhet të jetë kryefjala e punës së qeverisë !

Nga Dorian Teliti:

Zemërim i thellë për rritjen e ndjeshme të cmimeve të ushqimeve në vendin tonë. Tryeza e familjeve të zakonshme zbrazet gjithnjë e më shumë

Vetëm në muajin dhjetor rriten cmimet e shportës së ushqimeve me 6.7%, cmimet e perimeve me +20.8%, cmimet e frutave me +10.9%, cmimet e qumështit, dhjathit dhe vezëve me +6.7%, cmimi i mishit me +5.5%, etj.

Është e papranueshme që pas 11 vitesh qeverisje cdo vit të përballemi me të njëjtin fenomen, por akoma edhe më shumë e patolerueshme është braktisja që vazhdon ti bëhet familjes së thjeshtë shqiptare.

Si mund të presim që njerëzit të jetojnë në mënyrë të shëndetshme dhe të ushqehen si duhet kur ushqimet bëhen gjithnjë e më të shtrenjta?

Nevojitet një ndërhyrje urgjente për të adresuar këtë problem. Është koha që autoritetet shtetërore të kthejnë sytë dhe vëmendjen nga ekonomia, familja dhe mirëqënia e tyre.

Është imperative hartimi i një pakete mbeshtetëse për familjet me të ardhura te ulta, ndryshe pasojat mbi konsumin dhe shëndetin e familjeve do jenë akoma edhe më të rënda në muajt e ardhshëm.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *