Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK ( mjeti i gjobitet sërish nga policia)

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u paraqit sot swrish në SPAK si person nën hetim lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Beqaj shoqërohej nga avokati tij, Ermal Yzeiraj, por që nuk bëri asnjë koment për mediat.

Ndaj ish-ministrit Gjykata e Posaçme caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj në prokurori, për akuzën shpërdorim detyre në mesin e muajit nëntor të 2023.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e check -up dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe me fondet e SASPAC..

 

Nderkohe edhe diten e sotme mjeti i ish ministrit eshte gjobitur sërish nga policia rrugore për parkim të gabuar.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *