Merr flakë në lëvizje mjeti në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të premte në Pogradec pranë zonës së njohur si “Gur i Kuq”. Makina ka qënë në lëvizje në momentin që ka shpërthyer në flakë, ndërsa në të udhëtonte vetëm shoferi, i cili fatmirësisht ka dalë në kohë pa u lënduar.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin e mjetit i cili u përfshi menjëherë nga flakët.

Në vendgjajre ndodhen policia dhe zjarrfikësit, që po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *