Detajet/ Breshëria e plumbave ndaj Zamir Kalemit! Pas atentatit të dështuar, autorët i vendosën flakën mjetit në Bërzhitë

Detaje të reja dalin nga atentati i dështuar ndaj 41-vjeçarit, Zamir Kalemi, i cili u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me një automjet tip Smart në zonën e Selitës.

41-vjeçari dyshohet se është ndjekur prej disa orësh nga autorët dhe është qëlluar me automatik nga mjeti lëvizje që i ka kaluar paralel rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës.

Mësohet, Zamir Kalemi i ka pikasur autorët dhe ka tentuar të shpëtojë duke devijuar automjetin ku është përplasur me bordurat ndarëse të rrugës.

Ndërsa atentatorët janë larguar nga vendngjarja në drejtim të Bërzhitës ku edhe dyshohet se kanë djegur automjetin tip Nissan, me të cilin udhëtonin.

Targat e Nissan-it rezultojnë të vjedhura në Tiranë dhe ndërsa brenda mjetit nuk është gjetur asnjë provë pasi është shkrumbuar nga zjarri.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes janë gjetur 13 gëzhoja automatiku.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *