‘Allianz Arena’, tifozët, lojtarët, ish bashkudhëtarë ndër vite, të gjithë nderuan me respekt legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, i cili u nda nga jeta më 7 janar në moshën 78-vjeçare.
Përpara se të fillonte sfida me Hoffenheim, lojtarët zbritën në fushë me fanellën me numrin pesë dhe me mbishkrimin:
‘Faleminderit Franz’.
Në çdo cep të stadiumin, tifozët dhe organizatorët ishin kujdesur të kujtonin ‘Kaizerin’ e tyre, njeriun simbol të futbollit gjerman.
Përpara se të fillonte sfida, në mesin e fushës u vendos dhe një banderolë gjigande me imazhin e tij ndërsa lojtarët dhe tifozët mbajtën një minutë heshtje.
Pas ndeshjes të gjithë fanellat e lojtarëve do të firmosen dhe do të shiten ndërsa fitimet do të shkojnë për fondacionin Franz Beckenbauer.