Disa shoqata Shqiptare kanë protestuar përballë ambasadës shqip[tare në Itali kundër arrestimeve politike ndaj shefit të opozitës, Sali Berisha.
Pjesë e protestës në Itali ishte dhe aktori Edmond Budina ku u shpreh se sot në Shqipëri komandon krimi i gërshetuar me pushtetin dhe jemi në një diktaturë nën petkun e demokracisë.
“Është e natyrshme që të protestosh kundër kësaj qeverie mafioze që i shërben vetëm krimit. Arrestimi i shefit të opozitës është fundi dhe ne e kemi paralajmëruar se jemi në diktaturë, e kemi paralajmëruar edhe në shembjen e tetarit për atë që i kanoset qeverisë dhe burgosja e Berishës është i vetmi që mund të mbledhë vota dhe prandaj ata e luftojnë.
Unë kurrë nuk ka fituar gjë nga partitë politike dhe as nga Berisha por protesta ime sot është në kundërshtim të asaj që po i ndodh opozitës në Shqipëri dhe jam në protestën mbështetëse që kanë nisur qytetarët shqiptar në Itali.
Nëse mund ti ndodhë të gjithëve kjo gjë dhe po shko vendi drejtë diktaturës nën petkun e demokracisë, atje ka një mafie e cila është bashkuar me pushtetin politik dhe është rreziku më i madh që po i ndodh Shqipërisë. Ne protestuam në mënyrë paqësore ndaj shembjes së teatrit dhe për pak njerëzit kishin mbetur në rrënojat e teatrit pasi u shemb teksa njerëzit po qëndronin brenda.
Nuk duhet më fjalë por duhet që të veprohet pasi koha e fjalëve ka marrë fund.”