Epiqendra e tërmetit ishte në Lushnjë, banorët dolën në rrugë të frikësuar

Të frikësuar pas lëkundjeve të tërmetit, dhjetëra banorë të Lushnjës kanë dalë nga shtëpitë.

Qytetarët kanë lënë apartamentet dhe qëndruan në rrugë, pas mesnate, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Pak minuta pas mesnate, një tërmet 4.6 i shkallë Rihter u regjistrua në Dushk të Lushnjës. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën.

Pak minua më pas, është shënuar edhe një tjetër lëkundje, me magnitudë rreth 3 ballë, në po të njëjtën epiqendër.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti 4.6 i shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka dëme materiale nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda.

Fillimisht u raportua për lëkundje me magnitudë 4.6 ballë

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *