Shehu: Do të vazhdojë aksioni në Kuvend, nuk mund të ketë një reformë zgjedhore pa opozitën

Në një intervistë me Ora News, deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh se sa kohë vazhdon aksioni qeverisë për të shkelur rregulloren e parlamentit dhe zhbërjen e kushtetutës aksioni i opozitës do të vazhdojë.

Ai shtoi se nuk kërkojnë tolerime nga Rama sepse parlamenti nuk është pronë e tij, prandaj do të vazhdohet me përpjeke për të pasur një parlament normal.Shehu: Sa kohë vazhdon aksioni i qeverisë për të shkelur rregulloren e parlamentit dhe zhbërjen e kushtetutës aksioni i opozitës do të vazhdojë sepse jemi në një situatë anormale. Mazhoranca nuk lejon as vënie në jetë të elementëve më normale të parlamentarizmit. Janë shumë elementë që e kanë përkeqësuar situatën tashmë.Nuk kërkojmë tolerime nga Rama sepse parlamenti nuk është pronë e tij, prandaj do të vazhdojmë përpjekjet tona për të pasur një parlament normal. Në regjim mund të ndodhë çdo gjë, por nuk mund të ketë një reformë zgjedhore pa opozitën.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *