Zbardhet SKANDALI me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari, vajzës së Xhaxhos iu refuzua licensa 6 herë. E mori 1 muaj pas ngjarjes tragjike !

Zbardhet skandalin me klinikën ku ndërroi jetë 3-vjeçari Brian Spahiu, i cili bëri disa ndërhyrje në gojë. Klinika e Roland Xhaxhos nuk kishte licencë për klinikë dentare.

Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë pas ndërhyrjes në klinikën dentare.

3-vjeçari kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *