Roma shkarkon trajnerin, Jose Mourinho, për rezultate të dobëta.
Shkarkimi ndodhi pas humbjes ndaj Milanit të dielën në mbrëmje.
Me anë të një deklarate për mediat, klubi roman bëri me dije se ka ndërprerë bashkëpunimin me teknikun portugez.
“Roma njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me efekt të menjëhershëm me Jose Mourinho-n dhe bashkëpunuesit e tij. Falënderojmë Mourinho-n për punën e bërë dhe për pasionin e transmetuar”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Romën.
Prej kohësh flitej që mes Mourinho-s dhe drejtuesve të klubit kishte një krisje të madhe, kjo jo vetëm për rezultatet e këtij sezoni, por dhe për deklaratat e tij, shpesh kundër klubit, ku ankohej për një merkato jo efikase dhe se nuk ka pasur mbështetjen e duhur.
Në pak kohë në krye të Romës, Mourinho bëri atë që nuk e kishte bërë askush më parë, i dhuroi Romës një trofe Evropian, Conference League, ku në Tiranë fitoi finalen përballë Feynoord.
Jo vetëm kaq, por në 2022, vitin pasues, Mourunho e dërgoi Romën sërish në një finale Evropiane, këtë herë në Europa League, por nuk arriti ta fitonte.