Teliti: Rama do e financojë ndërtimin e portit të ri të Durrësit, tërësisht nga paratë e buxhetit

Ekspert Ekonomie në PD, Dorian Teliti ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u shpreh se kryeministri ndërtimin e portit të Durrësit do e financojë tërësisht nga paratë e buxhetit.

Teliti: Pavarësisht deklaratave të kryeministrit, unë kam deklaruar që kryeministri portin e Durrësit do e financojë tërësisht nga paratë e buxhetit.

Këtu është dicka skandaloze. E kemi portin e Durrësit që është funksional, në momentin që kryeminsitri pa një dakordësi politike merr një vendimarrje, ne jemi tërësisht kundër se mirë që do e heqësh këtë port por portin e ri pse duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.

Janë 400 milionë euro vetëm faza e parë e ndërtimit të portit të ri.

Ekspertët kanë vlerësuar se një port I ri duhen midis 1.3 dhe 1.5 miliardë euro.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *