Asnjë student i ERASMUS nuk erdhi në Shqipëri, preferuan Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Arsimimi, punësimi apo trajnimi në Shqipëri nuk merret aspak në konsideratë nga studentët europianë të programit ERASMUS+.

Shifrat e publikuara nga ky program i Bashkimit Europian për vitin 2022, tregon se asnjë student nuk ka zgjedhur Shqipërinë, por të shumtë janë ata që kanë preferuar vendet e tjera të Ballkanit.

Greqia mban kryesimin për sa i përket Ballkanit me më shumë se 37 mijë anëtarë të programit ERASMUS që kanë preferuar fqinjët tanë për të kryer aktivitetet e tyre, ndërkohë që pjesë e listës janë edhe Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

 

Janë 5927 persona që kanë zgjedhur Maqedoninë e Veriut dhe 3793 të tjerë që kanë zgjedhur Serbinë, ndërkohë që në më shumë se 700 mijë qytetarë pjesë e këtij programi, asnjë prej tyre nuk ka preferuar vendin tonë.

 

Mesa duket, rezultatet alarmante të PISA-s, që tregonin se arsimi shqiptar ka rënien më të madhe në botë, janë reflektuar edhe në përzgjedhjen e studentëve të ERASMUS.

 

Këto shifra janë një tjetër këmbanë alarmi për Shqipërinë dhe qeverinë, që të gjithë vëmendjen e ka kthyer te turizmi, duke lënë në harresë fushat e tjera që po shënojnë rënie vit pas viti.

 

 

Share it :