I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO ishte kreu i FRPD, Besart Xhaferri, i cili ka komentuar situatën politike ne te cilën gjendet opozita dhe aksionin opozitar në mbrojte të kushtetutshmërisë dhe demokracisë në vend.
Xhaferri: Bajram Begaj është një noter, nuk është president. Po të pyesësh gjithë studentët e Shqipërisë se sa e njohin presidentin e Shqipërisë, ata nuk ia dinë emrin.
Në fund të ditës, kjo omnipotenca e Edi Ramës, mund vetëm të rrëzohet dhe t’i ndalohet kjo arrogancë me tregimin e muskujve dhe të forcës që mund të ketë një popull opozitar, me liderët që ky popull opozitar ka në krye, që fillon që nga kryetari i tyre, që vijon me deputetët e më pastaj tek shoqëria civile.
Dhe duhet një orë e më parë një reagim shumë i fortë. Sidomos pas dy fakteve. E para, pasi Gjykata e Lartë prishi atë vendimin e famshëm të 3 marsit, i cili automatikisht duhet t’i nxirrte zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme dhe që duhen ripërsëritur dhe që opozita duhet të garojë me identitetin e saj, me logon e saj dhe ky është skandali më i madh dhe nga ajo vijnë të gjithë të këqijat sot.
Sepse normalisht ata gjejnë, pa bëjnë. E shtyjnë gjithmonë në limitin e arrogancës së tyre, gjithmonë duke testuar pulsin a ka reagim apo nuk ka reagim.
Megjithatë e vetmja rrugë që duhet të ndjekim tani është të protestojmë në sheshe dhe të përplasemi. Nuk kupton asnjë gjë ky regjim nëse nuk e ndjen veten të rrezikuar dhe të goditur, ashtu siç e meriton të goditet një autokraci dhe një regjim diktatorial në tentativë që do të vendoset në Shqipëri.