Çfarë ndodhi?! Të gjithë duhet të bëjnë gati valixhet! Big Brother dënon banorët

Big Brother ka marrë një vendim për të dënuar të gjithë banorët, për shkak se kanë thyer rregullat.

Në zarfin e kuq, Big Brother njoftoi të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet, pasi kanë thyer rregullat e formatit, siç është mbajtja e syzeve në ambientet e brendshme, dëmtimi i mikrofonave, personifikimi i vëllait të madh, etj.

Vendimi se çfarë do të ndodhë, pritet të merret nesër.

Banorë, në shtëpi janë thyer vazhdimisht rregullat e vëllait të madh si, pëshpëritja, mbajtja e syzeve, pëshpëritja në gjuhë të huaj, dëmtimi i mikrofonave, dëmtimi i ambienteve të shtëpisë, personifikimi i vëllait të madh. Në mënyrë që publiku të respektohet, vëllai i madh është i detyruar, të marrë masa. Të gjithë duhet të bëni gati valixhet. Vendimi do të merret nesër”- thuhej në zarfin e kuq, që u lexua nga Romeo.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=80f82176-37a0-40dd-b694-1ecc6c36d396

Share it :