Komisioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian miratoi në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë.
Në rekomandimet e PE i tërhiqet “veshi” edhe kryeministrit Edi Rama të cilit i bëjnë thirrje se për Reformën Zgjedhore duhet të përfshijë edhe opozitën
Kujtojmë që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se dyshja Rama-Basha po bëjnë sërish “pazare” për të votuar në mënyrë të njëanshme Reformën Zgjedhore e cila synon të zhdukë opozitën reale në vendin tonë.
“Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë. Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.
Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore:
-Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.
-Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.
-Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.
-Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.