Ish-deputeti Agron Shehaj ka reaguar lidhur me lajmin e pezullimit të fondeve të bujqësisë nga BE. Ai shprehet se paratë e taksapaguesve europianë, kanë shkuar te xhepat e Frida Krifcës dhe Ilir Beqajt.
Sipas tij, Rama i kërkon më shumë para BE-së, por OLAF (anti-korrupsioni i BE) dhe SPAK, dyshohet se ato pak para që vijnë nga BE i vjedhin ministriat Krifca dhe Beqja.
“OLAF, agjencia antikorrupsion e BE ka bllokuar fondet për bujqësinë nga IPARD sepse ka zbuluar se paratë jane vjedhur nga politikanët shqiptarë.
SPAK po heton ish-ministrin Ilir Beqaj sepse përveç drekave dhe darkave të delegacioneve të huaja, dyshon për abuzim në lidhje me fondet e huaja që ai menaxhonte si kryetar i Agjencisë për manaxhimin e fondeve të huaja.
Shqipëria duhet të kërkojë më shumë fonde nga BE, por Komisioni Europian kërkon që ato para të shkojnë në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e qeveritarëve”, shkruan Shehaj.