Rama shpërblen me kullë te liqeni botuesen e librit të tij ‘Kurban’, bashkëshorti i Dudaj do ndërtojë 28 kate

Vazhdon masakra urbane në Tiranë. Kryeqyteti vijon të betonizohet për interesat e oborrit të Ramës.

Këtë herë është, as më pak e as më shumë, botuesja e librit “Kurban”, Arlinda Dudaj, bashkëshorti i së cilës ka marrë një leje ndërtimi në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama, miratoi tetorin e vitit të shkuar një mori lejesh ndërtimi, ndër të cilat ishte kulla 28-katëshe tek Liqeni në pronësi të Dudajt, bashkëshortit të botueses së “Kurbanit”.

Kompania që do ndërtojë kullën është “Vistas Enterprises”, ku Arlinda rezulton ndër të tjera, anëtare e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë.

Kulla do të ndërtohet në hyrje të Liqenit artificial tek universiteti “Marin Barleti” dhe do të jetë “strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë.

Pra, Rama vijon të shpërblejë ‘oborrtarët’ e tij me kulla, konçensione, investime strategjike etj.

Share it :