Polica greke ka arrestuar 6 persona me shtetësi shqiptare dhe një greke pasi u përfshinë në një sherr. Përleshjet mes dy grupeve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen në zonë të forcave të rendit ata u shpërndanë.
Prej verifikimeve u gjetën dhe u arrestuan në rrugën e quajtur “Ajiu Polikarpu”: Lulëzim Zerellari, Arif Ferhati, Ibraim Kallafi, Qibrie Zerellari, Sokol Lato, Maria Lato shetasja greke Kristina Cakiri. Mësohet se përleshja nisi për kontrollin e grupeve që grumbullojnë metale dhe materiale të riciklueshme në koshat e plehrave të Athinës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, krehër fishekësh të pistolete 9mm, gëzhoja të kalibrit 9mm nga një armë pistoletë e cila nuk u gjet, shuma para kesh prej afro 2000 eurosh si dhe leva, shkopinj dhe thika të përdorura prej grupeve gjatë përleshjes mes tyre. Policia thotë se në kërkim janë shpallur mbi 20 vetë.