Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Erisa Xhoxhi përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, i bën thirrje qeverisë shqiptare që në ditën ndërkombëtare të arsimit të reflektojë thellë.
“Arsimi sot është në emergjencë kombëtare, pasi kjo qeveri ka dështuar me reformat e saj, nuk ka mbajtur premtimet dhe nuk e ka pasur kurrë prioritet edukimin.
Por çfarë mund të propozojmë ne për ta rimëkëmbur edukimin?
Ligj i posaçëm për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në masën 5 % të GDP-së.
Ligjet kryesore të arsimit të miratohen me shumicë të cilësuar në Parlament.
Për kurrikulat, politikat arsimore, strategjitë… Pasi kanë rëndësi jetike për vendin dhe kërkojnë dakordësinë e të gjithëve.
Të investohet në mënyrë imediate në teknologjinë e informacionit dhe inovacionit, në mënyrë që perspektiva botërore të përgatisë të rinjtë tanë me sfidat e kohës.
Arsimi profesional t’i hiqet Ministrisë së Ekonomisë dhe t’i kalohet Ministrisë së Arsimit.
Të investohet në infrastrukturë, materiale mësimore dhe kurrikula, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me tregun e punës.
Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar sot dhe për këtë ne jemi të angazhuar.
Do duhet të reagojmë sot, që nesër mos të na kushtojë shumë shtrenjtë”, shprehet nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho.