Dhoma e Deputetëve në Itali miraton marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët

Dhoma e Deputetëve në Itali ka miratuar projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët, që parashikon hapjen e dy CPR-ve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë, sipas Tgcom.

Mediat italiane raportojnë se pro marrëveshjes votuan 155, 115 ishin kundër dhe 2 abstenime.

Projektligji tani kalon në Senat.

Share it :