Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, ku një person i paidentifikuar ka sulmuar me vezë kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule.
Dule u paraqit në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën që po mbahet sot për kërkesën e Fredi Belerit, për të rrëzuar vendimin për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës. Kujtojmë se pengimi i betimit të Kryetarit të Bashkisë së Himarës po mbahet peng nga gjykatat e urdhëruara me regji të kryeministrit Rama pasi interesat korruptive në atë bashki janë primare për pushtetin.Ende nuk dihet nëse sulmi ndaj kreut të PDNJ është i si pasojë e frymëzimit nga sulmet e herë pas hershme të kryeministrit Rama ndaj Dules dhe Belerit në veçanti.