Ilir Beqaj me tre akuza bredh rrugëve të Tiranës, Berisha pa asnjë akuzë qëndron në arrest shtëpie

Mbi ish ministrin e Shendetesise Ilir Beqaj ekzistojnë tre akuza zyrtare të ngritura nga prokuroria:

1- Shpërdorim detyre,
2- Shkelje të barazisë në tendera
3- Korrupsion pasiv

Këto akuza i janë dërguar Gjykatës së Posaçme më datë 16 Nëntor 2023 nga ana e SPAK , më datë 17 Nëntor është bërë ekzekutimi i tyre. Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në Policinë e Tiranës ku dhe i janë komunikuar akuzat.

Në vazhdim të hetimeve për këtë procedim penal, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.119 akti datë 16.11.2023 ka vendosur si më poshtë vijon:

– Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të

K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

– Urdhërohet personin nën hetim I. B. që të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30.

– Urdhërohet personin nën hetim I.B. të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës.

– Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim I.B..
Vendimi për caktimin e masës së sigurimit personal është ekzekutuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, dje më datë 17 Nëntor 2023. Më herët, për këtë aferë janë arrestuar ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që fitoi koncesionin, Ilir Rrapaj.

Ndërsa, lideri i opozitës, Sali Berisha, është një person nën hetim prej tre vitesh. Ndaj tij nuk ka patur kurrë një fletë-thirrje nga prokuroria për t’u pyetur si person nën hetim.

Ndaj Berishës nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur nga prokuroria, por ai ndodhet nën arrest.

Share it :