Akt i turpshëm”! Spahia: Njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit do të shkrijë Teatrin “Migjeni”!

0
108

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia ka denoncuar vendimin arbitrar për shkrirjen e disa institucioneve përnjëherësh nga kreybashkiaku i Shkodrës Benet Beci, vendim i cili është në kundërshtim me interesat e qytetit të Shkodrës.

Spahia deklaron se shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar.

Spahia shton më tej se ky shkatërrim i qëllimshëm ka vetëm një arsye, abuzimin, mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe rrënimin e bashkisë Shkodër.

Reagimi i plotë:

Me një akt të paprecedent, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës, ka marrë përsipër të shkrijë disa institucione përnjëherë, pa asnjë konsultim publik dhe pa asnjë shpjegim se si do të menaxhohen në vazhdim institucione të rëndësishme në territorin e Bashkisë Shkodër.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni” na kujton shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë herë jo duke futur fadromat, por më keq duke rrënuar strukturën e tij e duke i hequr krejtësisht pavarësinë. E për cfarë? Që ta kenë të komandueshëm për të luajtur cic-mice disa njerëz anonim, që nuk kanë lidhje me artin dhe kulturën në Shkodër.

Dega ekonomike e kulturës, një tjetër institucion i rëndësishëm që shkrihet, i cili ka administruar Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”, Bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve, Muzeun “Oso Kuka”, Muzeun e Kështjellës dhe “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës”. Të gjitha fshihen dhe hidhen tutje, pa ditur askush për fatin e tyre.

Një pyetje që vjen natyrshëm: Çfarë mbetet në këmbë dhe sadopak i lirë prej pushtetit nga institucionet kulturore?

Drejtoria e çerdheve e kopshteve, institucioni i cili mbikqyr, administron dhe përkujdeset për të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike në territorin e Bashkisë Shkodër, duke patur si detyrë sigurinë e mirqënien e fëmijëve të të gjithë shkodranëve, shkrihet gjithashtu, pa asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fëmijëve në radhë të parë, por edhe të punonjësve.

Me të njëjtin trajtim shpërfillës Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, që mbulon një bashki ku problematikat e bujqësisë janë të pafundme dhe me sipërfaqen më të madhe të pyjeve. Nga përmbytjet, investimet në rrjetin kullues e vaditës, apo tek menaxhimi i sipërfaqes pyjore.

Ky shkatërrim i qëllimshëm ka vetëm një arsye, abuzimin, mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe rrënimin e bashkisë Shkodër. Në vend që të shkohet drejt decentralizimit siç edhe rekomandohet me forcë nga institucionet ndërkombëtare, modeli rilindas kthehet mbrapsht duke përqendruar gjithçka në pak duar afër titullarit.

Këto vendime janë njëlloj si ato që bëri kryeministri i tij, që Shkodrës i hoqi thuajse të gjitha drejtoritë dhe nuk ndalet së rrënuari traditën dhe historinë shekullore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here