“Gruaja kishte punësuar një dedektiv privat”, hetuesit italianë hedhin dyshime të reja mbi vrasjen e Bledar Dedjas

Është zbardhur një pistë e re hetimi në lidhje me vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja në Itali. Pas hapjes së pistës se ngjarja mund të jetë krim pasioni hetuesit dyshojnë se ai mund të këtë pasur lidhje homoseksuale.

Mediat e huaja raportojnë se viktima bënte një jetë të dyfishtë dhe se ai përdorte shumë programet e takimeve.

Mësohet se gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën. Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bizneset e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte. Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë bërë këqyrjen kamerat e sigurisë të cilat po ekzaminohen. Nëse në kamera janë kapur detaje kjo do të silljte një zgjidhje vendimtare për çështjen e cila trondit Italinë.

Share it :