Drejtues dhe anëtarë të Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, nisën nga Shkodra një tur takimesh me anëtarë dhe simpatizantë, në kuadër të projektit “Në kërkim të SImboleve”. Kreu i këtij departamenti, Andi Mustafaj, teksa mori fjalën para të pranishme, kërkoi ngazhim gjithëpërfshirës të simpatizantëve për të ringritur dhe sjellë në pushtet Partinë Demokratike.
Ted Kopliku, anëtar i departamentit “Brain Gain”, solli në vëmendje Ibrahim Rugovën, që për 11 vjet loboi ndërkombëtarisht për çështjen e Kosovës, duke u shprehur se ky shembull duhet të ndiqet nga demokratët për të shfaqur ndërkombëtarisht situatën ku ndodhet Shqipëria.Anëtarja e kryesisë së partisë demokratike Edit Harxhi foli për rolin që Shkodra ka luajtur në shembjen e regjimeve dhe forcën opozitare qe ka populli i saj.Të pranishëm në këtë aktivitet, ishin dhe ish-kryebashkaiku i Shkodrës Bardh Spahia, ish-deputeti Gent Straizimir si dhe shumë simpatizantë, të rinj dhe të reja demokrate, të angazhuar rishtazi në këtë forcë politike.