Akuzohet si pjesë e grupit të personave që tentuan të korruptonin gjyqtarët e Apelit, Gjykata lë në burg kreun e Dhomës së Avokatisë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg kreun e dhomës së avokatisë në Korçë, Arben Lena që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

 

Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

 

 

Share it :