‘Na quajtën antiamerikanë’/ “Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin”

Nga fjalimi per qytetaret protestues, sonte Sali Berisha dha edhe nje mesazh per ate qe shpesh cilesohet rendom si fryma antiamerikane.

”Ecëm në një rrugë të vështirë. U përballëm me presion ç’njerëzore, kërcënime të jashtëzakonshme.
Por me besimin tek e vërteta, kapërcyem çdo vështirësi.
Narkopropaganda u vërsul mbi ju me të gjitha epitetet.
Mendoni pak për një moment; ata që ju quanin ju antiamerikan, që quanin Berishën antiamerikan sepse në Shqipëri kishte sjellë Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin.
Mendoni pak sot miqtë e mi, kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbuluesin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsioni, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës.
Ai po dënohet atje, Edi Rama ka aktpadinë.
Çfarë thonë këta proamerikanë, narkomanë. Çfarë thonë sot këto media dhe gazetarë, këta banalistë.
A ekziston për ta skandali McGonigal, a është një akt armiqësor ndaj kombit të madh Amerikan, korruptimi i kryezbuluesit të tyre me pagesë.
Ky pseudoamerikanizmi i tyre.
Amerikanizmi ynë bazohet në vlera dhe vetëm vlera.”

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *