Qeveria ka ndërmarrë një tjetër hap për tu distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj.
Në një shkresë të Ministrisë të Punëve të Jashtme që mban datën 30 Janar 2024.
Drejtoria e Çështjeve konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ka drejtuar një kërkesë të gjitha misioneve diplomatike dhe konsullatave shqiptare në botë.
Njoftohen për shpalljen të pavlefshme dhe jashtë qarkullit të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt, e cila kishte vlefshmëri deri në vitin 2033.
Ministria e Punëve të jashtme e bazon nxjerrjen të pavlefshme të pasaportës diplomatike të Arben Ahmetajt në vendim e qeverisë të 2019-tës për “Kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe atyre të shërbimit”.
Kjo levizje vjen pasi Ahmetaj ka paeralajmeruar nje intervste televizive ku do te denoncohen me emra pronaret e vertete te inceneratoreve.