Shijak, 54-vjeçari gjendet pa shenja jete në rrugë

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë, në Shijak të Shqipërisë, në rrethana ende të paqarta.

Policia ka bërë të ditur se 54-vjeçari ka humbur jetën për shfaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:10 në lagjen “Shilore” Shijak, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *