18-vjeçarja i dha fund jetës/ Familjarët: Burri e çoi drejt helmimit, e akuzonte për tradhti

Një 18-vjeçare i dha fund jetës tragjikisht duke u helmuar me fotoksinë këtë të premte  në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Fier-Shegan, në rrethin e Lushnjës.

Duke iu referuar burimeve policore, MCN raporton se shkaku që e çoi në vetëvrasje të renë është bashkëshorti i saj, Entilo Drajçi. Të paktën kështu pretendojnë prindërit e saj, që e kishin marrë vajzën në shtëpi, 1 muaj pasi ishte martuar me 24-vjeçarin.

Raportohet se 18-vjeçarja kishte zënka të vazhdueshme për shkaqe xhelozie me bashkëshortin, pasi 24-vjeçari, i cili kishte një biznes, e akuzonte  adoleshenten për lidhje jashtëmartësore.

Vajza është ndjerë në presion dhe ka shkuar në shtëpinë e prindërve dhe ka pretenduar se akuzat e bashkëshortit ishin shpifje, dhe asgjë s’ishte e vërtetë.

Bashkëshorti Entilo Drajçi po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për shkaktim të vetëvrasjes.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *