Anëtari i Kryesisë së selisë blu, Eno Bozdo në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se ish-numri 2 i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj vërtetoi akuzat e opozitës për aferën e incineratorëve.
Bozdo vlerësoi se drejtësia shqiptare po dëshmon se funksion me standarde të shumëfishta.
“Unë besoj që jo vetëm për atë që Ahmetaj deklaroi, por edhe për kontekstin apo begraundin që ai foli, mendoj se ka vërtetuar të gjitha akuzat e opozitës. Vërtetoi se mbrapa kësaj afere qëndron Edi Rama, Erion Veliaj, dhe njerëzit më të lartë të qeverisjes në Tiranë.
Ka vërtetuar faktin se SPAK-u po bën të gjitha përpjekjet që ai të mos i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Pra drejtësia me qëndrime dhe standarde të shumëfishta kundrejt opozitës për ta dëmtuar atë, duke mbajtur krahun e mazhorancës.
Ahmetaj vërtetoi natyrën kriminale të kësaj qeverie, ku Arben Ahmetajt për t’i mbyllur gojën, dhe jo vetëm atij.
Për ata që ditën ta lexonin intervistën e tij, jo thjesht akuzat dhe interpretimet e rënda që ai bëri, u mësua fakti që akuza të tilla nuk vijnë më nga goja e opozitës, siç ka ndodhur deri tani, por vijnë nga një ish-hierark shumë i lartë, nga zëvendësi i Ramës, njeriu që ka qenë atje ku kjo megaaferë korrupsioni është gatuar.
Intervista e djeshme ishte tronditëse, aq sa dhe vendi me demokracinë më të dobët do ta bënte kryeministrin për të dhënë dorëheqje, kryetarin e Bashkisë së Tiranës për të dhënë dorëheqje. Dhe aq sa për ta bërë SPAK-un t’i shkojë deri në fund. Por intervista e djeshme ka bërë të mundur të hedhë dritë sa për të bindur dhe socialistin më të thjeshtë mbi vërtetësinë dhe drejtësinë e opozitës.
Ahmetaj tha shumë akuza dje, por ajo çfarë tha në intervistën e djeshme nuk ëhstë se shqiptarët i kanë dëgjuar për herë të parë.
Emrin e biznesmenit Blerim Hoxha është dëgjuar emri për herë të parë nga Belind Këlliçi. Fakti që mbrapa incineratorit të Tiranës qëndron Erjon Veliaj, dhe pas gjithë incineratorëve qëndrojnë Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi e ka përmenduar për herë të parë Sali Berisha dhe bashkë me të një numër shumë i lartë i njerëzve politikë të Partisë Demokratike.
Por të jeni të sigurtë që 60 milionë euro që janë përfituar nga incineratori i Tiranës venë pikërisht atje për të financuar parti politike. Por nuk duhet tronditemi nga ato që dëgjojmë, por duhet të theksojmë se kriminalizimi i kësaj qeverie është kaq i madh dhe kaq i lartë saqë siç dhe e tha dhe vetë Ahmetaj, do të tronditet shteti nëse do t’i shkohet deri në fund kësaj afere. Ne nuk kemi parë një vullnet të tillë, dhe jo vetëm për këtë aferë korruptive.
Por ajo që dua të theksoj se Shqipëria është shumë e kriminalizuar edhe për t’i qëndruar qoftë dhe standardit të saj. Shqipëria nuk do të mundet dot kurrë të vazhdojë me këtë mënyrë me shpresën që do të bëhet një vend normal.
Krimi ka pushtuar qeverinë dhe të dy së bashku kanë dhunuar Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ndër të tjera, Eno Bozdo.