Të hënën në orën 16:30, opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit. Sekretari i përgjithshëm ei PD-së, Flamur Noka në emisionin “Now” në euronews u shpreh se protesta do të jetë për për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë
“Kanë përjashtuar zonjt deputete, sepse ky regjim nuk pranon që ti të protestosh në mënyrë shumë të thjeshtë me pankarta në dorë. Atëherë çfarë do bëjmë. Ne do të thërrasim një protestë të hënën në orën 16:30 tek Parlamenti, do të jetë një tjetër protestë.
Një protestë tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë. Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”, tha Noka.