Xhaferri: Dëshmia tronditëse e Ahmetajt, shteti i Ramës ka rënë, shqiptarët të marrin në dorë fatin e vendit

Për kreun e FRPD-së, Besart Xhaferri, Arben Ahmetaj, ish numri 2 në një dekadë të qeverisë Rama dhe portofoli i parave të sektit Rilindjes, i ka dhënë goditjen fatale shtetit shqiptar.

Sipas tij sot shteti mund të quhet i rënë, pasi nuk e ka legjitimitetin të njihet më nga asnjë qytetar shqiptar dhe nga asnjë partner ndërkombëtar.

Xhaferri: Arben Ahmetaj sapo na konfirmoi se Edi Rama, përgjatë 10 viteve që ka qenë në krye të kupolës së korrupsionit dhe familja e tij po investon paratë e vjedhura të shqiptarëve tek Eko Park, por edhe në sipërmarrje të tjera brenda dhe jashtë vendit dhe për këtë po e ndihmojnë oligarkë të cilëve ai u ka dhënë tokën, detin dhe ajrin e këtij vendi.  Ahmetaj sapo konfirmoi se Erion Veliaj është pronari fundor i aferës së djegësave që në 30 vite shqiptarëve do t’u zhvasë 1 miliard euro, vjedhja më e madhe në historinë e Ballkanit.  

Ai ishte i qartë, nëse për inceneratorët hetohej procedura, i gjithë kabineti qeveritar do duhej të ishte ne qeli.  Kasta kriminale e Rilindjes ka shkuar deri aty sa i ka kërcënuar me jetë familjen, ndërsa instancat shtetërore kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me krimin për t’i mbyllur gojën ish zv.Kryeministrit.  Arben Ahmetaj sot na faktoi se SPAK është vënë kokë e këmbë në shërbim të krimit dhe politikës për të mbajtur në pushtet pozitën dhe se de fakto procesi gjyqësor ndaj Sali Berishës dirigjohet në zyrat e Ramës dhe Agaçit.

Një tjetër dëshmi tronditëse ishte ajo që kanabizimi i vendit ka qenë një projekt qeveritar. Projekt që u pasua me vrasje makabre dhe shndërrimin e Shqipërisë në të parin narkoshtet në mbarë Evropën. Kanabizimi kriminalizoi ekonominë, falimentoi biznesin e ndershëm, rivitalizoi grupet e fjetura kriminale që pasi u fuqizuan me kanabis, nisën tregtinë e kokainës. Edi Rama është arkitekti i shpopullimit të Shqipërisë, ndaj shqiptarët sot janë në kushtet kur duhet të tërheqin zvarrë këtë qeveri dhe të marrin në dorë fatet e fëmijëve dhe atdheut të tyre.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *