Gjokutaj: Dëshmia e Ahmetajt vërtetoi simbiozën korruptive qeveri – bashki

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas dëshmisë së dhënë mbrëmë nga ish zv.kryeministri Ahmetaj mbi aferën e inceneratorëve nga qeveria.

Gjokutaj është shprehur se dëshmia e mbrëmshme përveçse vërtetoi simbiozën korruptive Qeveri – Bashki zbuloi edhe pjesën e errët të SPAK i cili është “Tigri i egër ndaj Opozitës dhe të pafajshmeve nga njëra anë dhe Tigri prej letre ndaj Qeverisë dhe Mafies pranë saj nga ana tjetër”!

Në një postim në “FB”, ai shkruan:

Deshmia e mbremshme e Arben Ahmetajt perballe super Çim Pekes ishte deshmi me e vlefshme se ajo e marre nga nje Prokuror! Sidomos ne çeshtjen e inceneratoreve ku SPAK rezulton ortak me fajtoret ne pikepamjen e fshehjes se provave!

Kjo deshmi asgjesoi propaganden Qeveritare & Co per Drejtesine e Re dhe pandeshkueshmerine!

Deshmia e mbremshme perveçse vertetoi simbiozën korruptive Qeveri – Bashki zbuloi edhe pjesen e erret te SPAK i cili eshte Tigri i egër ndaj Opozites dhe te pafajshmeve nga njera anë dhe Tigri prej letre ndaj Qeverise dhe Mafies prane saj nga ana tjeter!

Por deshmia pendese e mbremshme e Arben Ahmetajt ishte e paçmuar pasi u çorri masken atyre qe “ulerinin” për fakte ndaj Rames & Co dhe anatemonin Ahmetajn pse nuk fliste! Kur Ahmetaj foli edhe fort u fshehen apo u munduan ta nenvleftesonin deshmine e tij! Aq me teper Mediat e mjera prane inceneratorit inekzistent qe heshtjen e tyre nuk ja dedikuan mungeses se tij (inceneratorit) por frutave te ngrena prapa kurrizit te tutorit te tyre Kryeminister! 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *