Po futej në Shqipëri nga Hani i Hotit, 72 vjeçari refuzon kontrollin dhe hedh armën. Pas arrestimit i sekuestrohen 17.640 euro

Një 72-vjeçar, i cili ka qenë duke u futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, është arrestuar nga policia pasi mbante armë më vete. Në përpjekje për të shmangur kontrollin nga pala malazeze, 72-vjeçari Faruk Sekja është larguar me shpejtësi dhe është futur në territorin e vendit tonë

 

Ai ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është kapur nga policia.

Ndërkohë, gjatë kontrollit që efektivët e Policisë Kufitare i kanë ushtruar në automjet, i kanë gjetur të fshehura edhe 17.640 euro, të ndara në disa pjesë.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *